Hotel Cajupi Turizmi Gjirokaster
“Te punojme cdo dite per te siguruar me ngulm kenaqesine maksimale te cdo klienti qe na viziton, te shfrytezojme cdo mundesi ne cdo kohe per te permiresuar sherbimet tona drejt persosmerise”. “Cajupi” – Staff
Hotel Cajupi ose Turizmi si njihet ne Gjirokaster eshte kompleksi me i madh turistik i rajonit. I pozicionuar ne sheshin qendror te tij, sheshi “Cerzciz Topulli” aty ku ngrihet dhe monumenti i ketij patrioti te shquar. Hije i ben kalaja madheshtore e Argjiros.
Ndertimi i tij filloi ne vitin 1960 ne baze te nje kompozimi arkitekturor te punuar me kujdes nga mjeshtri i madh i arkitektures shqiptare prof. Skender Luarasi. Punimet u zbatuan nga mjeshtrat me te mire te kohes, sidomos vecanti ka harku i madh ne hyrje, i cili eshte punuar me gure te gdhendur.
Perfundimi i punimeve dhe hapja zyrtare e tij perkoi me daten e clirimit te qytetit 18 Shtator 1964, ku u zhvillua dhe nje ceremoni e rastit dhe u quajt “Turizmi”. Me vone u vendos emri te cilin e mban edhe sot Hotel “Cajupi”.
U ndertua nga regjimi komunist i kohes dhe u sherbeu edhe atyre pak turisteve apo delegacioneve te huaja qe vizitonin qytetin tone asokohe.
Puna e palodhur e personelit te perzgjedhur beri qe emri i Turizmit te Gjirokastres te shkonte larg per sherbimin e kulturuar, kuzhinen e vecante tradicionale, embelsirat karakteristike etj.
Mbas renies se regjimit komunist hoteli u privatizua nga pronaret e truallit te cilet duke mos pasur mundesi menaxhimi ua deleguan pronen dy biznesmeneve gjirokastrite ne vitin 2009.
U be nje pune kolosale ne rikonstruksionin total te tij dhe sidomos ne zgjedhjen e personelit te sherbimit. U punua naten dhe diten nen moton “T’i qendrojme besnike tradites dhe me guxim te sjellim risite e kohes”.
Sot Hotel “Cajupi” eshte referenti kryesor ne rajonin tone me kapacitete te bollshme, me sherbim cilesor dhe te kualifikuar, kuzhine tradicionale dhe mikpritje te ngrohte e profesionale.
Pozicioni i tij shume strategjik eshte ura lidhese me pjesen historike muzeale te qytetit. Qe ketej nisin rruget qe te cojne ne pazarin karakteristik, shtepite muze, bankat, prefektura, qendra kulturore, kalaja e Argjiros etj., distanca qe pershkohen lehtesisht me kembe.


